Ai është një djalë tepër i ri në moshë por kjo nuk e ka ndalur atë aspak të shndërrohet në një ndër këngëtarët më të preferuar të momentit. Bëhet fjalë për Endrin, i cili shpesh herë nga ana e fansave është quajtur edhe Justin Bieber shqiptar.
Pas suksesit të “Qa Ndodhi” dhe “Janari”, Endri ka publikuar një tjetër projekt të ri muzikor, të titulluar “Mashallah”.
Prodhuar nga ZzapnChriss, kjo këngë është bërë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare që në javën e parë të publikimit. Falë sugjerimeve të shumta nga ana e fansave, “Mashallah” për këtë javë mban vendin 100-të.
Endri është gjithashtu në listë edhe me bashkëpunimin e tij me Rinën, “Janari”, një këngë që ka 19 javë që ndodhet në klasifikim, ku për këtë javë mban vendin e 62-të.
Top Channel