Skandali me arbitrat në Itali, Izaghi flet hapur: Thonë se u favorizuam, por ne humbëm gjithçka në atë sezon 30/04 09:22
Sebastian Vettel përfundoi i dyti në Çmimin e Madh të Monakos, edhe pse, siç e thotë edhe vetë, kishte një ritëm të kënaqshëm për ta fituar garën.
“E kishim ritmin, por ishte një garë e ndërlikuar dhe Ricciardo e menaxhoi mirë”, deklaroi piloti gjerman i Ferrarit.
Vettel nuk sulmoi kurrë Ricciardon, i cili kishte probleme me marshet. 4 herë kampioni i Formula 1 e shpjegoi kështu këtë mungesë iniciative: “Nuk kisha besim te gomat pasi konsumoheshin shumë shpejt”.
Ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen, i cili përfundoi i katërti, vuri theksin te fakti që gara ishte e mërzitshme: “Nuk ndodhi asgjë. Gara ishte shumë e mërzitshme, ndoqëm makinën që kishim përpara dhe nuk kishim mundësi parakalimi”.
Top Channel