Fundjava e Formula 1 me Çmimin e Madh të Montecarlos ka nisur me shenjën e Red Bull, që me dy pilotët e saj ka bërë një sesion të parë të provave të lira të jashtëzakonshëm.

Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen vendosën kohët më të shpejta, duke bërë edhe testin e parë të gomave Pirelli Hypersoft. Australiani që regjistroi 36 xhiro e ndali kronometrin me kohën më të mirë 1.12.1126. me 0.154s më ngadalë ishte piloti tjetër i Red Bull, Max Verstappen.

Diferenca e dy ‘demave’ ishte më shumë se 3 të dhjetat nga kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton dhe pothuaj 1 sekondë me gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel. Koha e pestë më e mirë u vendos nga Kimi Raikkonen. Ndërkohë finlandezi tjetër që garon me Mercedes dhe që në këtë garë mbante një kokore në nder të Mika Hakkinen, u rendit në vendin e 7 pas spanjollit Carlos Sainz.

Vështirësi në këtë sesion të parë pati McLaren me spanjollin Alonso që nuk shkoi më lartë se vendi I 17 dhe më një diferencë prëj më shumë se 2.5 sekonda nga Ricciardo.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA