Itali, akord mbi parimet bazë të bashkëqeverisjes “Lega-5 yjet”

17/05/2018 17:21

Dy partitë italiane të konsideruara “antiestablishment” kanë rënë dakord mbi bazat kryesore të bashkëqeverisjes gjatë së enjtes, gjë që do të ulë taksat, do të rrisë shpenzimet për mirëqenien e popullit dhe përbën njëkohësisht edhe sfidën më të madhe ndaj Bashkimit Europian që prej votës britanike për të dalë nga blloku, dy vite më parë.

Udhëheqësit e “Lega Nord”-it të ekstremit të djathtë dhe “Lëvizjes 5 yjet”, parti që dolën si dy forcat kryesore më të mëdha nga zgjedhjet e 4 marsit, kanë diskutuar mbi një axhendë politike të përbashkët për të formuar qeverinë e koalicionit, në mënyrë që t’i japin fund mbi 10 javëve ngërçi politik që ka paralizuar Italinë.

Kur udhëheqësi i “5 yjeve”, Luigi di Maio doli nga takimi 4-orësh me shefin e “Lega Nord”-it, Matteo Salvini, ai tha se dy partitë duhet të zgjidhin edhe disa “detaje të vogla”, ndërsa programi duhet të përfundohet brenda ditës së sotme.

Pak më herët, një burim i “5 yjeve” tha se programi ishte rakorduar në thelb dhe se në të nuk ka asnjë referencë të qartë mbi daljen e mundshme nga Eurozona, apo “diçka që mund të shkaktonte shqetësime në lidhje me anëtarësinë e Italisë në zonën e Euros”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA