Mercedes ka eklipsuar Ferrarin në sesionin e parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Barcelonës, të parës garë zyrtare të Evropës për vitin 2018.
‘Shigjetat e argjenda’ dominuan sesionin në Montmelo me kohë fantastike, kur finlandezi Bottas arriti ta ndalë kohë në 1.18.148. 8 të dhjetat më ngadalë u shfaq shoku i tij i skuadrës Hamilton, që nuk është ndjerë shumë komod në pilotimin e tij këtë mëngjes.
Nuk ishte një paraqitje e mirë e Ferrarit, që me gjithë përpjekjen e Vettel në daljen e tij të fundit, nuk arriti të zbriste më poshtë se 9 të dhjetat ndaj kohës së Bottas. Shumë më ngadalë ishte Raikkonen që regjistroi një kohë 1.3 sekonda më të ngadaltë nga ajo e Bottas. Pak më mirë se Raikkonen e kishte kohën e tij më të mirë Verstappen, që u rendit në vendin e katërt në këtë sesion.
Ditë e keqe ndërkohë për australianin Daniel Ricciardo që përfundoi jashtë piste, duke e dëmtuar keq njëvendëshen e tij.
Shumë paraqitje të mirë bëri dhe piloti i shtëpisë, Fernando Alonso me kohën e gjashtë, edhe pse diferenca në kronometër ishte pothuaj 2 sekonda nga koha e regjistruar nga piloti i Mercedes, i cili garoi me gomat soft. Për t’u veçuar në këtë sesion ishte e para dalje në këtë sezon e Rober Kubica, në timonin e një Willimas. Për herë të fundit Kubica kish pilotuar një makinë të F1 në vitin 2010, në Çmimin e Madh të Abu Dhabi.
Top Channel