Patentat bllokohen me tender, shoferët pajisen me dokumente të përkohshme
10/05/2018 15:18
Prej javësh qytetarët që pajisen për herë të parë me leje për drejtim automjeti apo ato që u duhet ta rinovojnë atë, vijojnë të përballen me mungesën e kartonëve të kësaj dëshmie. Në vend të patentës qytetarët kanë marrë një letër me vulë dhe fotografi.
Situata e krijuar po i shkakton probleme edhe emigrantëve. “Nga Greqia kam ardh, do iki prap ça të bëj, kosto po, merr taksi hajde ik prap, punën e kam lënë atje”, thotë emigranti.
Sipas drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor shkak për situatën e krijuar është bërë bllokimi i tenderit për prodhimin e kartonëve të rinj dhe kjo situatë po zgjat duke rënduar veçanërisht drejtuesit e mjeteve që duan të lëvizin jashtë vendit.
Top Channel