Muret nuk janë gjë tjetër veçse simbolizmi i një akti të mbyllur anti-komunikativ. Njeriu ndërton dhe i shemb ato dhe si të tillë ata shënjojnë memorien historike.

Edhe muret kanë veshë quhet instalacioni i artistes Alketa Xhafa Mripa, që do të projektohet përgjatë natës së 8 majit deri në agimin e 8 majit. Si platformë për ndërgjegjësimin ndaj diktaturës komuniste, në Tiranë, Shkodër, Berat, Korçë, Tepelenë dhe Gjirokastër, do të projektohen disa nga thëniet e njerëzve që jetuan dhe pësuan diktaturën, nëpër godina simbol të këtyre qyteteve.

Artistja ka nga pas veprën “Mendoj për ty” që ndihmoi Kosovën të fliste hapur për përdhunimet e luftës. Ndërsa nëpërmjet kësaj vepre ajo synon të përballet më memorien e dhimbshme kolektive.

Së bashku me Autoritetin e Dosjeve Artistes i janë bashkuar një ekip ekspertësh të artit dhe komunikimit, të cilët kontribuojnë në aktivitetet ndërgjegjësuese të kësaj platforme. Përmes artit, projekti synon t’i njohë dhe t’i ftojë për reflektim të rinjtë, komunitetet dhe publikun e gjerë me trashëgiminë e së shkuarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA