Ndahet nga jeta rapsodi i njohur Rustem Çela, zëri i këngës së Hasit dhe Kukësit Për të marrë informacione të sakta dhe të thelluara për pronësinë apo të dhëna personale për veten dhe familjarët, shumë qytetarë i drejtohen Arkivave.
“Kërkesat zakonisht janë me karakter pronësor dhe të dhëna personale, dokumente që kanë të bëjnë me formimin arsimor, gjendjen civile, emërimet në punë”, tha drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj.
Kërkesat për informacion mbi pronën, verifikim të dokumenteve të pronës, historikun e pronës, si dhe gjendjen juridike/historike të një pasurie me qëllim për t’u përdorur në çështje gjyqësore mbeten më të larta.
Dokumentacioni aksesohet përmes shërbimit me Postën Shqiptare ose në website-t e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, që ofrohet pas digjitalizimit të dokumenteve arkivore.
Ky institucion synon të përfundojë këtë proces në vitin 2028, por sfida më e madhe mbetet me dosjet që janë dëmtuar për shkak të lagështisë dhe kushteve të këqija në raftet ku janë ruajtur ndër vite.
“Kemi digjitalizuar gati gjysmën e fondeve arkivore, ne kemi planifikuar që me këtë ritëm, për dy vite, të gjitha fondet arkivore në Arkivin e Shtetit të jenë të digjitalizuara. Disa dokumente janë të vështira për t’u digjitalizuar sepse janë dëmtuar. Drejtoria ka krijuar një qendër digjitalizimi dhe do të jemi funksionalë për pak ditë me 100 punonjës që do të digjitalizojnë, përveç dokumenteve të Arkivit, edhe ato të organeve të qeverisjes qendrore”, tha drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj.
Digjitalizimi ka afruar më shumë studiues me Arkivat. Nëse më parë këto salla kërkimi i shihnim plot me studiues, sot mbi 90% e punës i bëjnë kërkesat e tyre për qëllime studimore online.
“Sot janë gati 6000 studiues të regjistruar në sistem. 1000-1300 ishin para se të niste digjitalizimi”, tha drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj.
Ndërkohë, Drejtoria e Arkivave, që sjell çdo vit botime në fushën e historiografisë që trajtojnë ngjarje e figura historike, është në fazën e përzgjedhjes së botimeve që do të mbështesë këtë vit.
“Komisioni doli me vendimin për të botuar shtatë botime të reja, që janë në fazën e përzgjedhjes në bazë të temës dhe parathënies që bën kërkuesi/studiuesi. Kur të shpallen fituesit, do të lidhen kontratat dhe do të kalojmë te botimi e shpërndarja”, tha drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj.
Arkivi po përgatit dhe dy projektvendime për të ulur tarifat dhe për të hequr disa kufizime, me qëllim dhënien më shumë akses qytetarëve, ndërsa për studentët ky shërbim ofrohet
Top Channel