Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur në sulme me raketa të kryera gjatë natës kundër pozicioneve ushtarake në veri të Sirisë.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Isna, mes viktimave janë edhe 18 iranianë. Raketat kanë qëlluar bazat ushtarake në Hama dhe Aleppo. Sipas medieve zyrtare siriane, sulmet janë kryer nga baza britanike dhe amerikane, në veri të Jordanisë.
Në fillim të prillit, shtatë ushtarë iranianë ishin vrarë gjatë një sulmi mbi një bazë ajrore në Homs. Damasku, Teherani dhe Moska, kishin akuzuar Izraelin që në fakt as nuk e konfirmoi dhe as nuk e përgënjeshtroi sulmin.
Prej më pak se dy javësh ishte folur për një sulm të mundshëm mbi kundër bazave ushtarake qeveritare në rrethinat e damaskut. Vetë ushtarakët ndërkohë kishin thënë se një alarm fals kishte ndezur sistemin e tyre të mbrojtjes. Ndërsa më 14 prill më pas, territori sirian u godit nga një operacion ushtarak i përbashkët i SHBA-Francës dhe Britanisë së Madhe, si kundërpërgjigje ndaj regjimit pas sulmit me armë kimike në Ghouta.
Unidentified strikes near #Hama and #Aleppo in #Syria. Possible #Israeli action. pic.twitter.com/hTx583G8OL
— Strategic Sentinel (@StratSentinel) April 29, 2018
Top Channel