Shpejtësia marramendëse mbetet ende problem në rrugët e Tiranës, dhe radari i policisë ka shënuar edhe shifrën 192 km/h në një rrugë ku shpejtësia e lejuar është dyfish më pak.
“Gjatë orëve të fundit janë evidentuar shpejtësi të frikshme deri 189 në 192 km/h. Si dhe në rrugët e qytetit drejtues mjetesh që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Edhe pse kontrollet nga Policia Rrugore e Tiranes janë intensifikuar 24/24 h, duke evidentuar dhe ndëshkuar çdo shkelje nga drejtuesit e automjeteve, pavarësisht se toleranca nga Policia Rrugore është zero në drejtim të shpejtësisë, alkoolit në timon, mos vendosjes së rripit të sigurimit, përdorimit të celularit gjate drejtimit të mjetit, përsëri evidentohen raste shqetësuese si në drejtim të shpejtësisë ashtu edhe të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur”, thotë policia e Shtetit.
Apeli i përsëritur i policisë rrugore është “mos tejkalo kufijtë e shpejtësisë që të rekomandon sinjalistika rrugore. Shpejtësia të vret. Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Alkooli vret njësoj si shpejtësia”.
Top Channel