Gara mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë organizuar nga ICTS media dhe Albanian ICT Awards po përgatitet për të dhënë cmimet e edicionit të gjashtë.

Pas një foto në murin e famës dhe takimet e rastit mes njerzve të teknologjisë dhe ivanovacionit, konkursi kombëtar bëri bashkë udhëheqës të suksesshëm të biznesit, novatoreve e të rinjve entuziastë të ICT.

“Është mundësi e rallë të shikosh një mbështetje kaq të madhe dhe gjallë të komunitetit të ICT-së”, thotë Kushtrim Shala, bashkëthemelues.

Kjo garë e përvitshme hapi siparin më 2 Shkurt për ti paraprirë një maratone disa mujore plot takime me komunitetit t TIK-ut, në kërkim të yjeve, talenteve dhe modeleve të suksesshme të biznesit shqiptar. Sponsor tradicional i ICT është Fondacioni Dritan Hoxha, që e ka përkrahur këtë nismë prej vitesh.

“Juria ka mbetur e befasuar nga niveli i lartë jo vetëm nga aspekti teknik por edhe inovacioni që aplikohet në jetët e përditshme. Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, faza e dytë e vlerësimit u nda në ditë, dhe përveçse në Tiranë juria pati kënaqësinë ti vlerësonte projektet edhe në Prishtinë”, tha Anila Hoxha Tollkuçi, kryetare e Jurisë.

“Jam mrekulluar kur kam mësuar se ndërmarrjet tona po punojnë për tregjet Amerikane dhe Evropiane dhe mbetet e rëndësishme që përkrahja të mos jetë vetëm pjesëmarrje në aktivitete, por edhe me mbështetje ekonomike dhe ndërtimin e bazës ligjore që u hap rrugë këtyre ideve të reja”, u shpreh Besim Beqaj, ministri i Inovacionit i Kosovës.

Në kategorinë ICT Mobiliteti i Vitit cmimi shkoi për Julian Demetin dhe platformën Gati.al.

Në kategorinë ICT Inovacioni i Vitit trofeu u rrëmbye nga Uljan Sharka me iGenius/Crystal.

Këtë vit kategoria ICT Diploma e Vitit i përket Hakan Shehut.

Tea Reçica dhe aplikacionet e saj Trashëgimia Kulturore e Prishtinës dhe Find My Clothës bindën jurinë për Yllin në Ngritje.

Trofeu Gruaja në ICT u dorëzua tek bashkëshorti i Hana Qerimit, në mungesë të saj.

Ndërsa në Kosovë Juria kishte vlerësuar projektin e lejedrejtimit virtual të Ministrisë dhe Veridos.

Cyber Security, qershia mbi tortë siç u shpreh njëri prej finalistëve shkoi pë Kastriot Fetahaj dhe Fitim Latifaj.

Po ashtu mirnjohje shkuan për Swiss Contact Albania, Vera Remskar, Astrit Alikaj, TOK/Digital Agency, Dhurata Myrtollari, Blerim Jahiu, Doris Manxhuka.

Të gjithë ata që janë ngjitur në skenën e Albanian ICT Awards ndër vite janë shndërruar në model dhe kjo falë teknologjisë.

Top Channel