Pas lajmit zyrtar për largimin nga Arsenal në fundin e sezonit, trajneri Arsene Wenger ka folur për herë të parë zyrtarisht në prang të ndeshjes së Europa League, kundër Atletico Madrid.
“Koha e largimit nuk ishte një vendim imi – tha tekniku – Ka një lamtumirë perfekte? Nuk e di. Dua të bëj më të mirën time. Ky grup meriton diçka speciale dhe unë dua ta bëj për ta, që të kujtoj diçka prej tyre. Kënaqësia më e madhe për mua do të ishte të fitoja diçka me futbollistët që kam”, tha Wenger.
Francezi ndërkohë është shprehur se nuk ka ndërmend që pas largimit nga Arsenal të mbyllë karrierën e tij si trajner: “Për momentin jam duke bërë punën time dhe jam duke ndjekur rutinën, i përqendruar te ajo që duhej të bëj çdo ditë. Nuk mund të jesh gjithnjë i sigurt se po bën gjënë e duhur, por jeta është interesante sepse duhet të përballesh me çdo situatë. Njerëzit duan të dinë se çfarë do bëj unë të ardhmen, por për mua është gjithçka normale. Sinqerisht nuk e kam menduar, por mund të marrë pak kohë pushim dhe të rifilloj të punoj, por për momentin nuk jam gati për një impenjim tjetër”, tha Wenger.
Ende nuk është i qartë emri i trajnerit që do të marrë drejtimin e Arsenal pas largimit të francezit, por duket se Wenger e ka një preferencë: “Nuk dua të influencoj te askush, por kam një opinion shumë të mirë për Luis Enrique”, deklaroi Wenger.
Top Channel