Një mama e re ka postuar javë pas jave barkun e saj që ulej pas lindjes me synimin që të frymëzojë mamatë e reja që ta pranojnë ndryshimin e trupit pas lindjes.

E 39-vjeçarja, Neema Sempebwa, falë edhe profesionit të saj si trajnere personale ka lindur fëmijën e saj të parë, Lana, para 10 muajsh.

Ajo ishte shqetësuar për personazhet e njohura që postonin foto me barkun e sheshtë pak ditë pas lindjes, duke i bërë nënat e reja të ndjehen keq për format e tyre.

Me postimet javë pas jave ajo synon që të bindë nënat e tjera se duhet kohë që trupi të shërohet dhe të shkojë në format që dëshiron çdo femër.

FOTO GALERI
9/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA