Formula 1 përgatit “Planin B”, sezoni mund të kurorëzohet në Europë nëse anulohen garat në Katar dhe Abu Dhabi
Rubens Barrichello ka zhvilluar 323 Çmime të Mëdha në Formula 1, 104 prej të cilave si shok skuadre i Michael Schumacher te Ferrari.
Në një emision televiziv brazilian, ish-piloti u pyet për gjendjen shëndetësore të gjermanit dhe nëse e kishte vizituar atë.
Barrichello u tregua i sinqertë, duke thënë se fatkeqësisht nuk ka vend për optimizëm dhe shtoi se nuk është lejuar që ta vizitojë ish-shokun e ekipit.
“Po mundohem të gjej mënyrën që të shkoj ta shikoj. Herën e parë që doja ta takoja, nuk më lejoi familja e tij. Më thanë që nuk do ishte mirë as për mua, as për vetë atë. Unë e respektoj vullnetin e tyre”, deklaroi Rubens Barrichello.
7 herë kampioni i botës, më 91 fitore, 155 podiume dhe 68 pole position të regjistruar në karrierën e tij vazhdon të luftë të heshtur me jetën, teksa qëndron në koma që nga 29 dhjetori i vitit 2013.
Michael Schumacher u aksidentua teksa ishte duke bërë ski në Meribel dhe që nga ajo kohë nuk ka asnjë shenjë rreth gjendjes së tij shëndetësore. Familjarët e tij kanë preferuar të ruajnë të fshehtë gjithçka, ndërsa ai qëndron në një laborator mjekësor të ndërtuar në shtëpinë e tij në Zvicër.
Top Channel