LIVE/ “Mos bini pre e provokimeve, të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës”, dita e 11-të e protestës, një nga organizatorët thirrje turmës: Ju lutem mos të bjerë ky tubim
Rrëzimi i një peme të vjetër në rrugën nacionale ka vështirësuar kalimin e automjeteve në zonën e “Ujit të ftohtë” në Tepelenë.
Pema shumë vjeçare ishte thyer nga era dhe kishte zënë të gjithë trasenë e rrugës nacionale dhe lëvzja e mjeteve ka qenë shumë e vështirë për një kohë relativisht të gjatë. Për fat të mirë nga rrëzimi i pemës nuk ka patur të lënduar, madje as edhe dëmtime të rrugës.
Është kërkuar ndihma e punonjësve të gjelbërimit të qytetit të Tepelenës, të cilit pasi kanë prerë pemën kanë bërë të mundur hapjen e rrugës për lëvizjen e mjeteve. Në vendgjarje ka qenë edhe policia që ka kontrolluar lëvizjen mjeteve në të dy krahët e rrugës.
Top Channel