Mbi rrethin arktik, 40 orë me tren larg Moskës, gjendet qyteti rus Vorkuta. I ndërtuar nga të burgosurit në gulagët sovjetik, mori kuptim pasi iu përkushtua industrisë së qymyrit që ishte jetike për gjithë rajonin.

Sot, minierat janë zhdukur dhe shumëçka është braktisur në qytetin që ndodhet 2268 kilometra larg Moskës. Në dimër temperaturat mund të shkojnë deri në -40 gradë celcius, megjithatë, aty vazhdojnë të jetojnë njerëz edhe sot, edhe pse shprehja “në fund të botës” duket se gjen më së miri përdorim në këtë vend.

Në bulevardin qendror, shumica e kinemave, teatrove dhe qendrave kulturore janë mbyllur, por njerëzit përsëri nuk mungojnë në shëtitjet e përditëshme përgjatë 6 kilometrave të tij. Ndërsa Pallati i Kulturës është i vetmi vend ku ndodh gjithçka: nga fjalimet politike e deri te koncertet e grupeve të “heavy metal”. Madje aty ka edhe një kopsht botanik.

Por megjithëse ndihen të dëshpëruar pas rënies së qytetit të tyre, sërish banorët i lyejnë shtëpitë dhe pallatet me ngjyra të hapura, për të sfiduar grinë e dimrit të stërgjatë.

FOTO GALERI
6/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA