Dy murgesha të vetëshpallura janë sipërmarrëse të një aktiviteti të pazakontë për profesionin e tyre.

Motra Kate dhe Motra Darcy janë pronaret dhe punëtoret e një ferme ku kultivojnë hashash. Ferma e tyre ndodhet në Kaliforni, ku ligjet vendase e lejojnë kultivimin e një sasie të kufizuar kanabisi.

Pasi “korrin” frutet e punës, dy murgeshat e vetëshpallura e përpunojnë dhe më pas një pjesë të prodhimit e shesin me çmime të arsyeshme, ndërsa pjesën më të madhe e dhurojnë për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme për t’u kuruar, apo për t’u lehtësuar dhimbjet. Ato thonë se ndryshe nga pjesa tjetër e hashashit që ndodhet në treg, hashashi i tyre nuk ka THC-në, përbëresin që bën përdoruesit “dru”.

Two 'nuns' grow their own marijuana

Holy smokes, it’s holy weed! (via In The Know)

Posted by Yahoo News on Wednesday, April 18, 2018

Dy murgeshat e përshkruajnë veten “Motra shpirtërore”, por nuk njihen nga Kisha Katolike.

Top Channel