Finalja e “The Voice Kids”; Të premten spektakli për zërin më të mirë

19/04/2018 15:42

Në skenën e madhe të “The Voice Kids”, po punohet për t’i dhënë sharmin e një natë të paharrueshme finales së madhe dhe gjashtë zërave triumfues që janë pjesë e saj. Kush do të jetë zëri?!

E gjithë vëmendja e publikut të premten mbrëma është në ekranin e Top Channel, prandaj edhe emocioni i ka përfshirë të gjithë.

Një kupë e artë ashtu si zëri i vetë fëmijëve po pret triumfuesin. Por për të arritur deri këtu ka qenë pas një sezon i tërë.

Ledion Liço: Ndërkohë që fillonin provat më thërrasin lart tek montazhi për të parë një klip fillimi dhe ndërkohë që po kaloja korridoret e studiove shoh një grup të madh fëmijësh që janë të gjithë ata që kanë kaluar audicionet dhe një pjesë tjetër, që vijnë më përqafojnë dhe më thërrasin. U mallëngjeva për një moment… E premtja do të jetë një natë televizive ashtu siç do të duhet të jetë televizioni në Shqipëri. Kemi kaluar 14 javë shumë të bukura dhe kemi rivendosur edhe njëherë besimin që nëse bën televizion të mirë dhe cilësor njerëzit përfshihen më shumë se sa thjesht duke parë televizor. Unë këtë program e kam filluar me 15 kile më shumë, jam 15 kg më pak… Por është shumë e bukur, sepse të japin energji të pastër pozitive që nuk para të ndodh kur punon me të rritur”

Top Channel: Megjithatë një gjë që nuk i ka munguar këtij programi është kreativiteti. Si ia dilni?

Ledion Liço: Po jemi grup i mirë. Një pjesë e jona ka 15 vite që punojnë bashkë. Një pjesë ka vetëm dy vite. por na japin impulse të reja. Unë kam një parim në punën që bëj që dëgjoj çdo njeri.

Top Channel: Çfarë do bësh pas të premtes?
Ledion Liço: Do marr lejen. Nuk dua të dëgjoj dhe as shoh më për të paktën një javë. Pastaj flasim prapë.

Ndërsa trajnerët e përshkruajnë “The Voice Kids” si një eksperiencë të paharrueshme.

Miriam Cani: Ishte padyshim një nga eksperiencat më të bukura. E kam shijuar pa fund

Eneda Tarifa: Më ka dhuruar shumë emocione dhe më vënë në lëvizje disa dije përsa i përket muzikës.

Aleksandër Gjoka: Nuk dua që të përfundojë
Renis Gjoka: Është një nga eksperiencat më të bukura të jetës.

Se kush do të jetë zëri, është verdikti i publikut, por secili është krenar për skuadrën e vet.

Miriam Cani: Kemi 6 ngjyra shumë të bukura në këtë finale të madhe.
Eneda Tarifa: Është shumë mirë që ta marrë më i miri, pavarësisht se kujt skuadër i takon.
Aleksandër Gjoka: E ka publiku në dorë
Renis Gjoka: Mund të jetë tek secili ekip, konkurrenca është e fortë. Edhe tek ekipi ynë mund të jetë.

Dhe në fund, çfarë do t’ju mungojë më shumë pas të premtes?

Sindi- Frensi, Rita-Klea, dhe Ana-Denisi, gjashtë finalistë që përjetuan në “The Voice” një ëndërr, e prekën performancën live si artistë të vërtetë. Njëri do të dalë triumfues. Të premten, orën 21:00 nën moderimin e Ledion Liços, në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA