Të jetosh në Rusi nuk është edhe aq keq. Histori të padëgjuara më parë (Foto)

18/04/2018 18:42

Rusia, vendi me shtrirjen më të madhe gjeografike në botë dhe me mbulimin e plot 11 zonave të ndryshme orare, me një histori të pabesueshme, kulturë tejet të pasur dhe vende piktoreske, është me të vërtetë një vend i mahnitshëm dhe “shtëpia” e pijes më të famshme alkoolike në botë, Vodkës.

Por, ka edhe një anë tjetër të Rusisë, që është e mbushur plot e përplot me sekrete. Më poshtë po ju zbulojmë disa prej gjërave më interesante në lidhje me këtë vend, që është më i madh edhe sesa vet Plutoni, planet xhuxh dikur i konsideruar si planeti i nëntë i sistemit diellor.

FOTO GALERI
11/44
Sheshi i Kuq - I njohur si “Krasnaya ploshchad” në rusisht, “Sheshi i Kuq” është më i madhi dhe më i njohuri i Moskës. Ndryshe nga ç’mund të mendojnë njerëzit, ai nuk ka aspak lidhje me komunizmin. Fjala “Krasnaya” nënkupton “e bukur” dhe përshkruan bukuritë e atij sheshi që u ndërtua për të shërbyer si qendra kryesore tregtare e Moskës. “Sheshi i Kuq” ndodhet mes Kremlinit, rezidencës zyrtare të presidentit të Rusisë, si dhe zonës historike tregtare “Kitai-gorod”. Kremlini dhe “Sheshi i Kuq” njihen që të dy nga UNESCO si vende të Trashëgimisë Botërore që prej vitit 1990.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA