Tifozja spanjolle e Milanit di si të argëtohet në pishinë

09/04/2018 13:53

Ajo është lindur e rritur në Zaragoza të Spanjës, është vajza e tretë e familjes me një baba tepër strikt, për shkak se ka qenë ushtarak dhe polic, dhe me një nënë tepër të dashur dhe komunikuese, shumë të zgjuar dhe të ditur.

Alicia Torres beson se është bërë tipi ëndërrimtar që është sot falë së ëmës. Në fëmijëri e konsideronin si “çun harram”, pasi shoqërohej shpesh me djem kur dilte nga shtëpia e luante, por siç shprehet dinte të bënte zgjedhjet e duhura, duke qenë e bindur për çka bënte.

Në moshën 18-vjeçare u largua nga Spanja për të ndjekur ëndrrat e saj e për të jetuar jetën e saj, përmes provimit të eksperiencave të huaja e të ndryshme nga ato spanjolle. Vetëm gjatë 5 viteve të para larg shtëpisë ajo jetoi e vetme në Londër, Nju Jork, Los Angeles, Miami, Bruksel, Paris dhe Milano.

Di të flasë në 4 gjuhë të huaja e vazhdoi studimet për marketing, komunikim, dizajn grafik dhe fotografi.

Fati deshi që ajo të bëhej një agjente modelingu. Në moshën 24-vjeçare, motra më e madhe la Nju Jorkun për t’u zhvendosur në Barcelonë, ku jetonte edhe ajo, pasi nënshkroi një marrëveshje “software”-sh me një nga klientët e saj, që kishte një agjenci modelingu. Sot ajo është fotografe. Nuk bën tifo për Realin e as Barcelonën, por për Milanin, ndërsa nga fotot që publikon në rrjetet sociale duket se “di të rehatohet shumë mirë e këndshëm” nëpër pishina.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA