Barcelona duke u rreshtuar në korridor për Realin në vitin 2008

Zinedine Zidane deklaroi para mediave se nëse Barcelona fiton titullin kampion në Spanjë një javë përpara “Klasikes” kundër Realit, madrilenët nuk do të rreshtohen për të bërë “korridorin” në nder të kundërshtarit.

“E kam vendosur dhe nuk ka vend fare për debat: nuk do të bëjmë korridor. Nuk e kuptoj pse duhet korridori. Barcelona e para e prishi këtë traditë”, u shpreh trajneri francez i kampionëve në fuqi të Europës dhe Spanjës.

Zidane foli edhe mbi formën e dobët që Reali ka treguar në kampionat, aty ku u dorëzua shumë shpejt.

“Nuk kam shpjegim. Ka momente gjatë sezonit kur gjërat nuk ecin. Patëm një periudhë të gjatë me mungesë goli. Fillimi i sezonit na shkatërroi, por duam ta përfundojmë sa më mirë kampionatin”, theksoi Zidane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA