Kufizimet në Ngushticën e Hormuzit, Evropa është vetëm tre javë larg mungesës së karburantit për avionë
43 breza ndajnë një mbretëreshë nga Profeti Muhamed, të paktën sipas një studimi të publikuar në një gazetë marokene.
Sipas këtyre gjetjeve, Mbretëresha Elisabet e Mbretërisë së Bashkuar është pasardhëse e Profetit të Islamit
Pretendimet e para dolën që në vitin 1986 nga “Burke’s Peerage”, një autoritet britanik që studion “gjakun mbretëror”.
Sipas këtyre pretendimeve, Mbretëresha Elisabet është pasaardhëse e një princeshe të quajtur Zaida, ose Isabelle në kohën kur Spanja ishte e pushtuar nga kalifati. Zaida thuhet se është arratisur nga Sevilja në shekullin e 11-të dhe është konvertuar në krishtere, duke marrë emrin Isabelle.
Ajo ishte gruaja e katërt e Mbretit Al-Mutamid ibn Abbad i Seviljes, me të cilin kishte një djalë, Sanchon. Njëra prej pasaardhëseve të Sanchos u martua me Kontin e Kembrixhit, në fund të shekullit të 11-të.
Vetë Zaida besohet se ka prejardhje nga Fatima, vajza e Muhamedit, por pretendime të tjera thonë se ajo është vajza e një kalifi, i afërt me familjen e profetit.
Nëpër rrjetet sociale ky lajm është pritur me reagime të shumta. Ka nga ata që e mirëpresin dhe thonë se kjo është një tjetër urë lidhëse mes dy feve, të tjerë ironizojnë duke deklaruar se kjo i jep të drejtë Mbretëreshës Elisabet që të kërkojë fronin në Arabinë Saudite.
Top Channel