Fundjava e Bahreinit në Formula 1 ka nisur nën shenjën e Red Bull dhe australianit Daniel Ricciardo, që mbylli sesionin e parë të provave të lira në krye.

Ricciardo e ndali kronometrin në kohën 1.31.060, duke lënë pas pilotin e Mercedes, Valtteri Bottas me diçka më shum se 3 të dhjetat. Në këtë sesion ku pilotët patën shumë vështirësi me temperaturat e larta, paraqitje të mirë bënë edhe dy njëvendëshet Ferrri, që kanë testuar për shumë minuta gomat e buta.

Kimi Raikkonen shënoi kohën e tretë më të mirë të këtij sesioni provash me kohën 1.31.458. Pas finaldezit u rendit shoku i skuadrës, Sebastian Vettel me vetëm 12 të mijëtat më ngadalë. Hamilton u rendit në vendin e 5 me më shumë 1.2 sekonda nga Ricciardo.

Verstappen pati probleme që në xhiron e parë dhe nuk mundi të regjistrojë asnjë kohë në këtë sesion.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel