Fotot më të bukura të Gjigantit Andre

06/04/2018 19:13

Si mund të ndjehesh kur peshon mbi 250 kg dhe mund të pish 150 kanaçe birre në një mbrëmje? Shihni Gjigantin Andre për ta kuptuar.

Nuk është e tepërt të thuhet se ai jetoi në një botë të ndryshme nga ne të tjerët. 211 cm i lartë, Andre u bë i famshëm për shkak të ndeshjes kundër Hulk Hogan në “ërestleMania IV” 1988 ku të dy u përjashtuan pasi goditën njëri-tjetrin me karrige metalike.

I lindur në vitin 1946 në Francë, André Roussimoff ishte djali i dy emigrantëve sllavë, babai me origjinë bullgare Boris dhe mamaja me origjinë polake Mariann. Që në fëmijëri u kuptua se vuante nga gjigantizmi, por kjo nuk e pengoi të bëhej i famshëm në botë si aktor dhe mundës. Para se të kalonte në SHBA dhe të bëhej yll kinemaje, luante si mundës në Kanada, por u largua pasi organizatorët e ndeshjeve nuk gjenin më kundërshtare për të.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel