Kastriot Tusha do të mbledhë artistët më të mirë shqiptarë në një koncert për 35-vjetorin e karrierës së tij.
Tenori i shquar deklaroi në studion e “Pasdite në Top Channel” se në shfaqjen e 14 prillit do të ketë në krah Irma Libohovën dhe Shkurte Fejzën, ndërkohë që moderatore do të jetë Ema Andrea.
“Kam gjetur mbështetje nga të gjithë miqtë e dashamirësit. Koncerti do të mbahet në sallën e Katedrales Ortodokse. Ka komoditet aty, edhe pse jo shumë vende. Shpresoj që publiku ta pëlqejë shfaqjen sepse interesimi ka qenë i madh. Kam bërë përzgjedhje të repertorit tim me këngë popullore, qytetare dhe serenata”, u shpreh Tusha.
“Shumë nga repertori i koncertit ka këngë që i kanë kënduar artistët tanë të mrekullueshëm. Dua t’i rikthehemi traditës”, shtoi tenori.
Biletat e koncertit të Kastriot Tushës gjenden në myticket.com dhe në Akademinë e Arteve.
Top Channel