Shprehja “Jetëgjati, s’bëhet jetëshkurtër” merr plotësisht kuptim në këtë video, teksa një fëmijë është duke lozur me komedinën në shtëpi.

Në videon e mëposhtme dallohen dy fëmijë jo më shumë se 3 vjeç që luajnë në kushtet e shtëpisë dhe njëri prej tyre po luan me komedinën duke hapur sirtarët.

E një sekondë më pas ndodh ajo që pak prindër e mendojnë, komedina rrëzohet e për pak sa nuk zë fëmijën poshtë, por fatmirësisht ky i fundit reagoi në kohë duke shpëtuar.

Nëse ajo do të binte mbi një të rritur, ndoshta nuk do i shkaktonte dëme të mëdha, por për një fëmijë aq të vogël një goditje e tillë mund t’i linte pasoja të rënda.

Top Channel