Ne e dimë se ka makina e “makina”.

Ka makina që na çojnë për të punuar çdo ditë, makina që përdorim për të marrë fëmijët tanë nga shkolla, makina që përdorim për të marrë sende e ushqime. Ato janë makinat utilitare, të besueshme, praktike dhe në shumicën e rasteve, ata janë relativisht të mërzitshme.

Por të tjerat janë makina të rralla që sigurojnë më shumë se vetëm transport. Makinat që konsiderohen të jenë mrekulli të inxhinierisë. Ato që mburren me shpejtësinë dhe luksin. Ato që përshkruhen më së miri si çmenduria e të ulurit në katër rrota.

Për sa kohë që njerëzit kanë qenë duke drejtuar mjetet, makina si këto kanë ekzistuar. Disa individë apo kompani kanë qenë gjithmonë atje për të pyetur: “Sa më mirë mund të jetë kjo?” Çdo epokë e historisë automobilistike ka legjendat e saj. Emra si Bentley, Bugatti dhe Ferrari.

Shumë prej tyre u bënë në numër jashtëzakonisht të kufizuar dhe nga ato pak, shumë humbën nga historia. Një grusht i rrallë (ose më pak) janë ende në qarkullim.

Ato mund të jenë tuajat gjithashtu, nëse keni mjaftueshëm para.

Në këtë artikull, do të shikoni listën e 10 makinave klasike më të shtrenjta në botë.

FOTO GALERI
1/10
Ferrari 250 Testa Rossa e vitit 1957. Vlera aktuale 12.1 milion $. 22 makina të prodhuara.

Top Channel