Një transgjinor nga një qytezë e Teksasit, pasi e shndërroi veten krejtësisht në femër, vendosi të kryejë një tjetër shndërrim.

Eva Tiamat Medusa ka shpenzuar mbi 56 mijë dollarë për t’u shndërruar në një reptil, ose të paktën sipas saj, për të jetuar “jetën që ëndërron”.

Eva, që kur ishte burrë mbante postin e zv.Presidentit të një banke në Teksas kërkon çmimin Guinness si “transgjinorja më e modifikuar në botë”.

Ajo u është nënshtruar disa operacioneve të çuditshme, që nga ndarja e gjuhës në dy pjesë, prerja e majës së hundës, dy mbushjeve në ballë që ngjasojnë si brirë e deri tek ngjyrosja me jeshile, ashtu si reptilët e të bardhës së syve.

Kur pyetet se cili është motivi që qëndron pas këtij shndërrimi, Eva ka një shpjegim akoma më të çuditshëm.

“Kur isha pesë vjeç u braktisa nga prindërit e mi. Më rriti një gjarpër”, shprehet ajo, duke shtuar se kur ishte mashkull u diagnostikua me virusin HIV dhe pasi u shndrrua në femër, kuptoi që nuk dëshironte të vdiste si njeri, por si një dragua.

FOTO GALERI
1/1
Një transgjinor nga një qytezë e Teksasit, pasi e shndërroi veten krejtësisht në femër, vendosi të kryejë një tjetër shndërrim.

Top Channel