Luan me pistoletë në “Facebook Live”, plagos në kokë shokun (KUJDES! Pamje të rënda)

03/04/2018 19:12

Një grua amerikane u arrestua pasi qëlloi me pistoletë në kokë ditën e dielë një shokun e saj brenda një makine, në momentin kur loja e rrezikshme me armën e zjarrit po transmetohej në Facebook Live.

Videoja e tmerrshme, që është parë me mijëra herë nëpër rrjetet sociale, tregon momentin kur qëllohet Devyn Holmes, i cili aktualisht është në koma.

Fillimi i videos tregon Holmesin që kap një pistoletë dhe e shikon. Më pas, një burrë në sediljen e pasme shihet duke e kthyer pistoletën në mes të Holmesit dhe Cassandra Damperit. Gruaja e merr pistoletën dhe ia drejton kamerës, ndërkohë që Holmes i kap dorën dhe i thotë që po e bën nervoz.

Por, burri që qëndron pas mundohet ta qetësojë situatën, duke thënë se pistoleta nuk ka plumba. Në këtë moment, gruaja e merr armën dhe ia drejton Holmesit duke e shkrepur e duke e plagosur rëndë.

Top Channel