Bashkimi bën fuqinë. Një gjest që shihet gjithnjë e më rrallë – VIDEO

03/04/2018 14:28

Humanizmi, e dëshira për të ndihmuar tjetrin, vihen re gjithnjë e më rrallë në qytetet e mëdha. E kjo sipas sociologëve vjen për shkak se njerëzit janë të stresuar, e shumë të zënë me problemet e tyre, sa vështirësia në të cilën gjendet personi tjetër nuk vihet re.

Por në Kinë, kamerat e sigurisë tregojnë afro 10 persona krejtësisht të panjohur me njëri-tjetrin që i vijnë në ndihmë një personi, nga makina e së cili ranë disa fruta.

Në video dallohet momenti, që ata ndalojnë mjetin me të cilin udhëtojnë e zbresin për të mbledhur frutat, e brenda një kohe shumë të shkurtër ata i mblodhën të gjitha.

Gjeste të tilla shihen gjithnjë e më rrallë në shoqëritë e mëdha.

Top Channel