Prej vitesh pa fëmijë, prindërit falenderojnë mjeken që i bëri me katërnjakë

31/03/2018 23:22

Historia e fundit që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Klodjanës dhe Alketit. Ata ishin njohur që kur kishin qenë në moshë të vogël dhe ishin rritur së bashku. Me kalimin e viteve ata kishin rënë në dashuri dhe ishin martuar me njëri-tjetrin.

Klodjana dhe Alketi kishin tentuar shumë herë që të kishin një fëmijë të tyrin. Kishin provuar çdo kurë madje edhe metodën e in vitros në Turqi, por asnjëra prej këtyre nuk kishte pasur sukses. Një mik e kishte prezantuar Alketin me doktoreshë Hysnie Aliko.

Doktoresha pasi kishte kuptuar se si ishte situata i kishte bindur ata që ta provonin përsëri fekondimin artificial. Kësaj here in vitro kishte funksionuar dhe Klodjana nuk kishte lindur një por katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza.

Alketi dhe Klodjana kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar doktoreshën e cila i ndihmoi që të realizonin ëndrrën e tyre, të bëheshin prindër.

“Të falenderojmë për këmbënguljen, forcën që na dhe, për komunikimin e vazhdueshëm dhe për profesionalizmin tënd. Nëse nuk do të kishim pasur ndihmën tënde ne nuk do të ishim të lumtur dhe të kishim një mrekulli në jetën tonë”, – ishin fjalët e prindërve.

Por doktoresha tha: “Nuk është komplet meritë e imja, e gjithë merita i shkon Klodjanës. Ajo është heroina e vërtetë e cila rrezikoi jetën e saj për të lindur 4 fëmijë!”

FOTO GALERI
1/8

Top Channel