Pagesa e vendosur në rrugën e Kombit rëndon edhe ekonominë e qytetarëve dhe të bizneseve të Prizrenit, qytetit më të afërt me doganën e Morinës.
Dy kryetarët e bashkive Kukës e Prizren janë takuar këtë të premte dhe sipas tyre me këtë taksë rrugës i humbet qëllimi dhe misioni për të cilën është ndërtuar.
“I bëj thirrje qeverisë të Kosovës, qeverisë të Shqipërisë të uletn të bashkëbisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më lehtësuese. Mbështes biznesin e Kosovës dje dhe pardje, se ata janë gjetur shumë të papërgatitur nga kjo situatë”, tha Bashkim Shehu, kryetar i bashkisë Kukës.
“Unë mendoj se është një tarifë shumë e lartë që nuk është në interesin e përgjithshëm as të Shqipërisë as të Kosovës dhe dekurajon lëvizjen e lirë për bashkëpunimin ekonomik. Në këtë aspekt përkrah fuqimisht kryetarin e bashkisë së Kukësit që kanë të drejtë që kjo tarifë duhet të rishikohet”, tha Mytaher Haskuka, kryetar i komunës së Prizrenit.
Ndërkohë në Kukës reaguan edhe tregtarët kuksianë do të mbyllin bizneset të shtunën për të marrë pjesë në protestën që do të organizohet në tunelin e Thirrës kundër taksës.
Top Channel