23/11 13:12
Një nga zërat më të fuqishëm të Skuadrës Gjoka që mahniti trajnerët që në Audicionin e Fshehur ku intepretoi këngën ‘Man’s World’ ishte Sara. Për të u kthyen të treja karriget, duke e futur automatikisht kështu në garë për kupën e ‘The Voice Kids’.
Në Beteja Sara ishte përballë Ëmblës dhe Blertës. Kënga që kënduan ishte ‘House of the rising sun’. Të treja vajzat treguan një profesionalitet dhe talent të pabesueshëm. Aleksandër Gjoka e cilësoi si zgjedhjen më të vështirë që kanë bërë ndonjëherë. Zgjedhja e dyshes së trajnerëve ishte Sara.
Në natën e dytë Live ajo performoi këngën ‘Cryin’, duke i sjellë publikut një nga versionet më të bukura të kësaj kënge.
Top Channel