Çelet ekspozita më e veçantë në Belgjikë (Foto)

30/03/2018 05:06

Për adhuruesit e çokollatës, parajsa s’mund të dukej ndryshe, përveçse si në fotot e mëposhtme, me skulptura gjigante elefantësh dhe flamengosh, të përbëra nga çokollata.

Me lartësi deri në tre metra, ato janë pjesa kryesore e një ekspozite në Belgjikë, me rreth 50 krijime prej çokollate, nga 40 artistë ndërkombëtarë.

Festivali ‘Chocopalace’, në qytetin e vogël të Durbuy, në jug-lindje të Brukselit, përfshin gjithashtu një lumë prej çokollate. Deri më tani, ekspozita është vizituar nga mbi 30 mijë vetë, e pritet të joshë shumë të tjerë gjatë festës së Pashkëve.

Durbuy, me një popullsi prej 10 mijë banorësh, e cilëson veten si qytetin më të vogël në botë, duke tërhequr turistë nga Brukseli i afërt dhe Luksemburgu.

Një prej organizatorëve të eventit, thotë se ideja e tyre kishte qenë të sillnin festivalin më të madh të skulpturave prej çokollate, në qytetin më të vogël në botë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel