Me anë të deputetes Albana Vokshi, Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme për skandalin e tjetërsimit të pronave në bregdet.

Albana Vokshi u shpreh se përveç deputetit Alket Hysni edhe vetë Kryeministri Edi Rama është përfshirë në skemën e grabitjes së pronave në bregdet.

Sipas deputetes së Partisë Demokratike, grabitja e tokave në bregdet është një skemë kriminale shtetërore ku përfitues janë miqtë e Kryeministrit Rama.

Deklarata e Plotë e deputetes së PD, Albana Vokshi

Alket Hyseni, deputet i Partisë Socialiste e ka grabitur pronën në bashkëpunim me ish-kryeregjistruesin e Vlorës, Rezart Elmazi.

Alket Hysenin dhe Rezart Elmazin i lidh koha kur të dy kanë qenë pjesë e Task Forcës për evidentimin e pronave të tjetërsuara në Bregdetin e Jugut nga Vlora në Dhërmi. Alket Hyseni, sot, deputet i Partisë Socialiste, në kohën e tjetërsimit të kësaj prone ka qenë Kryetar i Task Forcës, ndërsa Rezart Elmazi ishte anëtar i saj. Kjo do të thotë se të dy kanë qenë në dijeni të konfliktit për pronën, e cila i ka kaluar Alket Hysenit nga një përson iI burgosur një vit më parë për falsifikim dokumentesh pronësie. Transaksionet me pronën e tjetërsuar në emër të Alket Hysenit janë bërë në kohën kur Rezart Elmazi është emëruar nga Edi Rama drejtor i hipotekës në Vlorë.

Sa për ilustrim, Rezart Elmazi, ishte në listën e 100 zyrtarëve më të korruptuar që Edi Rama publikoi para zgjedhjeve, por lista e zezë vlejti sa për propagandë zgjedhore, sepse Edi Rama e ka shpërblyer duke e sjellë në një vatër po aq të madhe korrupsioni, Drejtor të ALUIZNI-t në Tiranë.

Por asgjë nga këto nuk do të ndodhte, nëse pjesë e skemës mafioze për grabitjen e pronave në bregdet nuk do të ishte Edi Rama. Partia Demokratike publikoi të dielën dy dokumentat që provojnë se kryeministri që bërtet se po bën shtet ka dhënë leje për ndërtimin e një resorti turstik mbi pronën e grabitur, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën. Leja e Edi Ramës është dhënë për llogari të mikut ndërtues Gon Papuli dhe deputetit Alket Hyseni, që deri pak muaj më parë drejtonte Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit.

Peshk më të madh se kryeministri drejtësia nuk ka ku të gjejë dhe është rasti ideal për t’u dhënë shqiptarëve shpresën reale për një drejtësi jopolitike, që punon për qytetarët dhe jo për pushtetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA