Lajmi i nisjes së testimit për taksën e Rrugës së Kombit ka sjellë shumë reagime, në mënyrë të veçantë në Kosovë.
Përmes një lidhje telefonike ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj deklaroi për Top Channel se kjo taksë është e lartë e do të ketë efekte negative në të dyja anët e kufirit.
Më tej ai shtoi se të hënën do të kontaktonte me homologun shqiptar, Damian Gjinkurit.
“Sa i përket çmimit për taksën, në kuptimin afatshkurtër është i shtrenjtë. Kjo do sillte renin e remitencës në të dyja anët e kufirit. Meqenëse Shqipërinë, kryesisht në verë e frekuentojnë çdo ditë shumë qytetarë të Kosovës. Është moskoordimin me qeverinë e Kosovës, për këtë arsye nuk e përkrahim. Me siguri që biznesi penalizohet. Është në dorë të qeverisë shqiptare. Nesër do kërkoj të takohem me Gjiknurin dhe të diskutojmë për uljen e tarifës”, u shpreh ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj.
Top Channel