Shkodër, Ministria e Bujqësisë jep 20 mln lekë për bazën ushqimore të kafshëve

24/03/2018 14:03

Ministria e Bujqësisë ka alokuar një fond prej 20 milionë lekësh për të siguruar bazën ushqimore të gjësë së gjallë, për të gjithë fermerët në zonën e prekur nga përmbytjet e fundit në Qarkun e Shkodrës.

Kjo bazë ushqimore do të jetë e mjaftueshme për të garantuar furnizimin me ushqim të blegtorisë në këtë zonë, për një periudhë 2 javore në vazhdim, deri në stabilizimin e situatës.

Me anë të këtij fondi, garantohet ushqimi për rreth 4100 gjedhë, 8000 bagëti të imta dhe 1300 derra.

Kjo sasi, i shtohet bazës ushqimore të siguruar deri tani dhe e shpërndarë tek fermerët nga Shtabi i Emergjencave

Janë rreth 400 ton koncentrat ose bar i thatë që do vihen në dispozicion të fermerëve me ane të këtij fondi.

Vlerësimi i nevojave për këtë sasi ushqimi, është bere nga Drejtoria e Bujqësisë në Qarkun Shkodër.

Duhet theksuar që, gjatë gjithë kësaj kohe, Ministria e Bujqësisë ka qenë krah ministrive të tjera, ne dhënien e ndihmës së nevojshme fermerëve të prekur nga përmbytjet. Ky fond do i kalojë Shtabit te Emergjencave Civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA