Ndërkohë që kompania e Weinstein ka shpallur falimentin, pronari i saj Harvey Weinstein ka festuar 66 vjetorin e tij të lindjes.

Regjizori ka marrrë disa urime, ndërkohë që ai më specifik ka qenë nga ana e aktores Rose McGowan, një nga të parat e cila ka denoncuar atë për abuzime seksuale.

Ylli i kinemasë në rrjetin social Twitter ka publikuar një video, në të cilën deklaron: “Gëzuar ditëlindjen Harvey Weinstein. Të thashë që kjo gjë do të të ndodhte. Të thashë 20 vite më parë që nëse një gjë të tillë ia bëje një vajze tjetër ne do të reagonim. Dhe e bëmë. Gëzuar ditëlindjen maskara nga të gjitha gratë. Ne fituam”.

Në video aktorja shpreh kënaqësinë për gjithçka që po i ndodh regjizorit.

Pas falimentit të shpallur të Weinstein Company,tashmë i takon gjykatës të thotë fjalën e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA