TopAwards/ Miriami, Elvana dhe Gjiko me nga dy këngë në “Top 20” e kësaj jave

21/03/2018 09:29

Klasifikimi i “Top Awards”, përmes votave të publikut, tregon se cilat janë këngët dhe artistët më të preferuar të javës.

Është java e 118-të dhe ndjekësit tanë nuk rreshtin së votuari artistin e tyre të preferuar, duke bërë që kënga e tyre të ngjitet sa më në krye të listës.

Kjo javë ka renditur mjaft mirë tre artistët e talentuar, Miriamin, Elvanën dhe Gjikon, të cilët gjenden në “Top 20” me nga dy këngë secili.

Shihet qartë që kjo është një arritje për këngëtarët pasi në një listë me 100 këngë, konkurrenca padiskutim është tepër e madhe.

Sa i përket Miriamit, e cila po shijon një eksperiencë të mrekullueshme në rolin e trajneres në “The Voice Kids”, ka ecur mjaft mirë këtë javë. Falë mbështetjes së fansave, dy këngët e saj, “Dhurata” dhe “Meteor”, renditen përkatësisht në vendin e 4-t dhe 19-të.

Ndërsa Elvana u shndërrua në qendrën e vëmendjes së fundmi, falë publikimit të minialbumit “3”, i cili e riktheu këngëtaren në rrënjët e saj. Dy nga këngët e këtij albumi kanë rezultuar më të pëlqyerat e Elvanës. “Me Fal” dhe “Veç një pike” për këtë javë renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe 6-të.

Nga ana tjetër, edhe pse ka shumë kohë që ka publikuar “Yjet Nalt” dhe “Papuqe Gucci”, këto këngë të Gjikos vazhdojnë të dëgjohen dhe të votohen nga publiku. Falë mbështetjes së fansave, “Yjet Nalt” dhe “Papuqe Gucci”, janë pjesë e 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u rendituar përkatësisht në vendin e 12-të dhe 15-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA