Eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn dënon fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës, duke thënë se një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci.
“Dënoj fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës. Një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme, liderët kosovarë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të votojnë marrëveshjen e demarkacionit. Qytetarët e tyre vetëm mund të përfitojnë nga ky hap me liberalizimin e vizave në horizont”.
Hahn thotë se duke bërë këtë, jeta politike në Kosovë ka mundësi të përqendrohet në reforma të tjera të rëndësishme.
“Duke bërë këtë i jepni mundësi jetës politike të përqëndrohet në reforma të tjera të rëndësishme që kanë nevojë qytetarët, dhe do të ndihmojnë vendin të bëjnë progres me orientimin europian”, vijon Hahn në postimin e tij në Twitter.
Top Channel