Mbrëmjen e të hënës u çel në Beograd një ekspozitë me foto dhe video të pazakonta për serbët.
Bëhet fjalë për një ekspozitë të luftës së Kosovës me pamje filmike dhe foto nga periudha e kulmit të konfliktit, vitet 1998-1999.
Ekspozita është një nismë e përbashkët e Qendrës Ligjore Humanitare të Prishtinës dhe të Beogradit dhe në të paraqiten edhe provat e përdorura në Gjykatën Kriminale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.
“Deri më tani, gjykatat serbe kanë shqyrtuar dhe dënuar vetëm në 61 raste nga 8700 civilë shqiptare të vrarë në këtë konflikt”, deklaroi Nemanja Stjepanoviç nga “Humanitarian Laë Centre” e Beogradit.
Stjepanoviç thotë se kur bëhet fjalë për krimet e kryera kundër shqiptarëve janë vetëm katër raste deri më tani dhe nuk bëhet fjalë për gjykime të reja për krimet e Serbisë në Kosovë.
“Deri më tani vetëm 30 persona janë dënuar nga gjykatat kosovare për krimet e luftës dhe që të gjithë për krimet e kryera ndaj popullsisë shqiptare. Një numër i madhe familjes shqiptare, por edhe serbe nuk e kanë parë ende drejtësinë”, deklaroi Bekim Blakaj nga “HRC” e Prishtinës.
Ekspozita që mban emrin “ICTY: Dosja Kosova 1998-1999” u hap ditën e hënë dhe do të qëndrojë e hapur për nëntë ditë në kryeqytetin serb.
Top Channel