Modelja ruse hidhet nga kati i 6-të për t’i shpëtuar biznesmenit – FOTO

20/03/2018 10:50

Një modele ruse ka thyer shtyllën kurrizore pasi është hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli në Dubai për t’i shpëtuar një biznesmeni që ishte përpjekur ta përdhunonte e ta vriste.

22-vjeçarja Ekaterina Stetsyuk, nga Irkutsk i Siberisë, u ka treguar të afërmve të saj se kishte refuzuar që të bënte seks me biznesmenin që i kishte vendosur një thikë në fyt.

Gjithsesi, burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka deklaruar të kundërtën. Sipas tij ishte modelja ajo që e kishte sulmuar atë dhe tashmë ajo është nën arrest në spital.

Por ky version është hedhur poshtë nga mamaja e 22-vjeçares, e cila ka thënë se biznesmeni amerikan i kishte vendosur një thikë në fyt para se ajo të hidhej nga ndërtesa për të shpëtuar jetën dhe dinjitetin e saj, raporton Daiy Mail.

Ngjarja ka ndodhur më 3 mars, por është bërë publike vetëm tani nga familjarët, pasi u ishte premtuar ndihmë nga konsullata ruse e u ishte kërkuar që të mos bënin publike një gjë të tillë.

“Ata na kërkuan që të mos flisnim me mediat, por tani nuk e dimë kujt t’i besojmë”, ka deklaruar mamaja e 22-vjeçares.

FOTO GALERI
13/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA