Tenistja e famshme serbe Ana Ivanoviç është bërë nënë, nga lidhja me futbollistin gjerman Bastian Schweinsteiger.

Çifti i famshëm i sportit ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, që është një djalë dhe do të quhet Luka. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale tenistja e famshme nuk e ka fshehur aspak gëzimin e të bërit nënë për herë të parë. Luka lindi në 17 mars në Çikago dhe gëzon shëndet të mirë.

Në shtatorin e vitit 2014 Ivanoviç dhe Schweinsteiger filluan të takohen së bashku dhe në 12 korrik 2016 u kurorëzuan në martesë. Një vit pas martesës çifti njoftoi sedo të bëheshin prindër. Tani në moshën 30 vjeçare, Ivanoviç ka mundësi që të mos mendojë më aq shumë për tenisin.

FOTO GALERI
23/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA