Skandali i ngacmimeve kërcënon të trondisë edhe fituesit e çmimeve Oskar.
Këtë herë nën shënjestër është vënë John Bailey, presidenti i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, i cili po hetohet pas akuzave për ngacmime seksuale.
Sipas “Variety”, ndaj Bailey rëndorjnë tre akuza për ngacmime seksuale dhe menjëherë për të kanë nisur hetimet. Akademia ka përjashtuar Harvey Weinstein në muajt e fundit pas ankesave të shumta për ngacmimeve seksuale.
Bailey u zgjodh në presidencë Akademisë gushtin e kaluar, para shpërthimit të stuhisë Weinstein në tetor. Bailey, 75vjeç, nuk ka komentuar ende për raportimet e bëra kundrejt tij. Punët e Bailey përfshijnë filma të famshëm si: American Gigolo, The Big Chill dhe Groundhog Day. Atij i është dhënë çmimi i Shoqërisë Kinematografike në 2015-n.
Historia e Bailey tregon se lëvizja MeToo pritet të zgjerohet akoma më shumë dhe akuzat ndaj tij vinë vetëm disa ditë pas ceremonisë së fundit të dhënies së çmimeve Oskar, e cila u karakterizua pikërisht nga kjo çështje.
Akademia kohët e fundit ka nisur zbatimin e rregullave të reja të sjelljes për anëtarët e saj, duke lehtësuar gjithashtu mundësinë e raportimit të ngacmimeve dhe abuzimeve në vendin e punës. Pas dëbimit të Ëeinstein, u krijua edhe një task force për të vendosur se çfarë hapash duhet të ndërmerren në rast akuzash dhe ankesash të bëra anëtarëve të Akademisë.
Top Channel