Nuk e ftoi shoqen e ngushtë në dasmë, vishet nuse për herë të dytë

17/03/2018 23:05

Historia me të cilën u mbyll programi “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë, kishte në qendër të vëmendjes një nuse… Flora kish ardhur në studion e Arbana Osmanit për t’i kërkuar falje mikeshës së saj të ngushtë Sarës që nuk e kishte ftuar në dasmë.

Flora dhe Sara kishin qenë shoqe të ngushta që në fëmijëri. Ato i kishin premtuar njëra-tjetrës që kur të martoheshin do të merrnin pjese në dasmat e njëra-tjetrës, por ky premtim ishte shkelur nga ana e Florës, pasi ajo nuk e kishte ftuar Sarën në ditën e saj më të rëndësishme.

Për këtë shkak “Dua të të bëj të lumtur” i organizoi një dasmë të dytë ku tashmë ishte e pranishme edhe shoqja e saj më e ngushtë.

Studioja e programit u shndërrua në një sallë dasmash ku sigurisht nuk kishin se si të mungonin dasmorët dhe vallet.

Pasi dasma u deklarua e hapur dasmorët nisën të kërcenin. Një moment tepër i bukur ishte kërcimi i Florës me Sarën. Më në fund vajzat realizuan ëndrrën e tyre të fëmijërisë.

Në fund Sara tha: “Nuk e prisja që një surprizë të tillë të ma bënte një shoqe. Flora më bëri të ndihem tepër krenare që kam një shoqe të tillë, por ajo nuk është vetëm shoqja ime. Edhe pse ne nuk kemi lidhje gjaku ajo është motra ime dhe do jetë e tillë gjithmonë”.

FOTO GALERI
10/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA