Ashtu sikurse Taylor Swift pak ditë më parë edhe këngëtarja e famshme Miley Cyrus është akuzuar për plagjiaturë.

25-vjeçarja është në kulmin e karrierës së saj me projektin “Younger Now” dhe sapo është paditur me 300 mijë dollarë dëmshpërblim.

Projekti i saj i vitit 2013, “We Can’t Stop” pretendohet të jetë kopje e këngës “We Run Things” i artistit Flourgon, emri i vërtetë i të cilit është Michael May.

Edhe pse kanë kaluar 5 vite nga publikimi i kësaj prurjeje të këngëtares, xhamajkani këmbëngul se ajo është kopje e këngës së tij të lançuar në vitin 1988.

Miley dhe Michael janë thirrur në gjyq ku ky i fundin kërkon dëmshpërblimin e tij prej 300 mijë dollarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA