24/11 22:56
Siria në këto 7 vitet e fundit ka qenë zona më e nxehtë e luftës, por ngjarje të kobshme kanë ndodhur pothuaj në të gjithë globin, e në morinë e miliona viktimave një numër të konsiderueshëm e zënë padyshim fëmijët.
Pamjet nga zonat e luftës, kampet e refugjatëve, foto e të mbyturve që kërkojnë nëpërmjet detit të largohen nga zonat e zjarrit apo copëzat e mbetura nga shpërthimet, janë një realitet i dhimbshëm që shfaqet çdo ditë në media.
Nga fëmija i futur në një valixhe, teksa prindërit përpiqen të arratisen nga Ghouta, te trupi i pajetë i Alan Kurdit i gjetur në brigjet e Bodrumit në Turqi apo shpërthimi në Nicë të Francës, tregojnë tmerrin e luftës dhe vuajtjet e këtyre fëmijëve.
Top Channel