Nënkryetarja e bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku e ka quajtur çështje politike arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit të kësaj bashkie, duke thënës se ata nuk kanë pasur target ligjore dhe as të drejta për të konsumuar veprën për të cilën akuzohen.

“Drejtuesit e saj nuk kanë target ligjore dhe as të drejtat për të konsumuar veprën penale për të cilën kryetari dhe nënkryetari i saj janë ndaluar dhe kaluar në proces gjykim. Bashkia vetëm orienton qytetarët mbi pretendimet e tyre lidhur me pronësinë dhe veproni në llogari të tyre në entet përgjegjëse rajonale apo kombëtare. Çdo pretendim tjetër është jashtë tagrit të veprimit institucional të kësaj bashkie. Në emër të bashkisë Lezhë dhe të gjithë qytetarëve dua të besoj se integriteti i gjykatës do të triumfojë mbi interesa të ngushta palësh dhe ativizma politikë të gjithëkujt”, thotë Alfrida Marku.

Ndërkohë me dhjetëra persona kanë bllokuar rrugën përpara policisë duke kërkuar lirimin e Fran Frrokut. Policia ka bllokuar mjetet për të mos hyrë në këtë aks.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA