“Kur ngjiten në skenë është shumë errësirë dhe nuk e dallon dot se sa të dehura janë”, ka thënë striptisti që e ka parë veten disa herë në vështirësi gjatë shfaqjeve.

Britaniku Lotan Carter ka thënë për televizionin ITV se është kafshuar dhe gërvishtur shumë herë nga femrat e dehura në skenë, në mënyrë abuzive.

Ai bën thirrje që keqtrajtimi i striptistëve meshkuj duhet të merret po aq seriozisht sa ai i femrave: “Po të prekeshin femrat ashtu si preken striptistët meshkuj, do të ishte bërë nami”, thotë ai.

Shumë gra në Britaninë e Madhe u mblodhën nëpër klube për 8 Mars, dhe niveli i tepruar i alkoolit çoi deri në dhunë.

Në një klub në Middlesbrough u desh ndërhyrja e policisë për të ndarë një sherr që kishte nisur teksa pjesëmarrëset po shijonin shfaqjen me striptistë meshkuj.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA