Kur është fjala për të treguar besimin tek produktet që prodhojnë pak biznesmenë mund të krahasohen me ukrainasin Vyacheslav Nalyvaiko, drejtuesin e kompanisë së pajisjeve ushtarake “Ukrainian Armor”.

Ai tregoi vlerat e veshjes anti-plumb të kompanisë së tij duke marrë një goditje nga një kallashnikov dhe duke e pritur atë me një buzëqeshje.

Në videon e publikuar Nalyvaiko qëndron në një fushë të mbuluar me dëborë dhe lejoi një person tjetër që ta qëllonte me nga një distancë prej 33 metrash.

“Misioni ynë është të krijojmë pajisje cilësore, të qëndrueshme, të sigurta dhe të besueshme për çdo klient”, mburret ai në uebsajtin e kompanisë.

Top Channel